Në bregdetin e Durrësit, një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Sipas policisë, i riu, i cili u gjet në bregdet, dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e infarktit. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com