Gjendet pa shenja jete në rrugë një 45-vjeçar në Fier

Mëgjesin e sotëm, në Fier, është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar, në rrugë. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Apollonia”, Fier, është gjetur në rrugë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi D. G., 45 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale’, njofton policia./albeu.com


Shtuar 6.08.2022 09:46