Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në makinën e tij në aksin Fier-Lushnjë, në mesatë. Burime3 nga policia bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se 38-vjeçari, si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.