Gjendet pa shenja jete në banesën e saj një 55-vjeçare në Vlorë

Një 55-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj pasditen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 55-vjeçarja me iniciale V. L., në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:41, është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj, në banesën e tyre, në lagjen “Pavarësia”, shtetasja V. L., 55 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.11.2024 17:14

Tags: ,