Gjendet pa shenja jete 64-vjeçarja në Kamzë, ja çfarë dyshohet

Një 64-vjeçare me inicialet P.Q., ka humbur jetën këtë të martë. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, bëhet me dije se 64-vjeçarja ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës, ku ishte duke bërë punë shtëpie. Por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 25.10.2022 17:50