Gjendet pa shenja jete 56-vjeçarja në Fier, dyshimet e para

Një 56-vjeçare në Fier është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Dyshohet se ajo është vetëvarur, pasi vunate nga problemet e shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Në datë 13.01.2023, në lagjen “1 Maji”, Fier, u gjet nga familjarët, pa shenja dhune, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. S., 56 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 14.01.2023 11:46