Gjendet pa shenja jete 55-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, një 55-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesë dhe nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.09.2023 08:42