Një trup i pajetë është gjendur në Kolonjë.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku sipas saj, trupi i pajetë është gjendur mbi fshatin Kreshovë.
Gjithashtu bëhet me dije së kufoma është e seksit mashkull.
Njoftimi i Policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.