Një person është gjetur i vdekur brenda një hoteli në Himarë.
I pajetë është gjetur 65-vjeçari me inicialet M.GJ.
Deri më tani nuk ka informacion të plotë rreth ngjarjes, por besohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/