Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar ku vdiq Prigozhin

Hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua të mërkurën në Tver të Rusisë, ku supozohet se humbi jetën shefi i grupit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë që ishin në bordin e avionit.

Komiteti hetimor tha gjithashtu se trupat e gjetur në vendin e rrëzimit do t’i nënshtrohen testit gjenetik për të konfirmuar identitetin e tyre.

Prigozhin, së bashku me drejtues të tjerë të grupit mercenar Wagner, besohet të ketë qenë në aeroplanin që u rrëzua në mënyrë misterioze të mërkurën.

Ende nuk është paraqitur asnjë provë konkrete për të vërtetuar vdekjen e tyre.


Shtuar 26.08.2023 21:01

Tags: