Gjendet i vdekur një 26 vjeçar në bregdetin e Durrësit

Pasditen e sotme një i ri është gjetur pa shenja jete në bregdetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.Xh, 26 vjeç.

Mbi trupin e pajetë nuk është gjetur asnjë shenjë jete dhe dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftim policie

Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 19.10.2022 17:48