Një ngjarje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku një 30-vjeçar është gjendur pa shenja jete në liqenin e Farkës.
Dyshohet se shtetasi L.D të jetë mbytur pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftime policie
Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com