Një 61-vjeçar është gjetur ditën e sotme i pajetë në rrrugë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12 në Korçë.
Policia bën me dije se viktima me inicialet D. Zh nuk kishte shenja dhune. Sipas njoftimit paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.
Njoftimi i plotë:
Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.