Foto ilustruese
Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mëngjesin e sotëm në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.
Policia ka njoftuar se mbi viktimën nuk ka konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.
Njoftim policie
Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi S.H. rreth 43 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com