Gjendet foshnja 2-muajshe e braktisur në Golem, policia në kërkim të nënës

Një kalimtar i rastit ka gjetur një foshnjë rreth dy muajshe të braktisur nënjë lagje të Golemit. Fatmirësisht foshnja (vajzë) është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, është identifikuar dhe nëna e fëmijës së mitur dhe po punohet për kapjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 7.05.2023 09:31

Tags: ,