Gjenden pa jete dy persona në Fier dhe Lushnje: 36-vjeçari i cili ishte në kërkim dyshohet se ka vdekur nga mbidoza

Dy persona janë gjetur pa shenja jetë në Fier dhe në Lushnje.

Nga njoftimi i policisë mësohet se, në lagjen “1 Maj” në Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur pa shenja jete, shtetasi 36-vjeçar, Erald Mejdani. Mejdani ishte shpallur në kërkim prej 9 ditësh.

Ndërsa në fshatin Kolonjë të Lushnjës është gjetur pa shenja jete në rrugë shetasi E.G, 84 vjeç, ku dyshohet se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.

Informacione paraprake nga Policia:

Fier/Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi Erald Mejdani, 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

Lushnjë/ Rreth orës 16:50, në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, Lushnje, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shënja jete, pa shënja dhune, shtetasi E. G., 84 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnje.
Dyshohet se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 17:39