Trupat e pajetë e 200 personave janë gjetur në rrënojat e një ndërtese në Mariupol të Ukrainës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së qytetit, Petro Andryushchenko.
Trupat u gjetën të dekompozuara, duke shtuar se vendasit kishin refuzuar t’i grumbullonin dhe rusët gjithashtu, për shkak të erës së rëndë.
Andryushchenko shtoi se një numër i madh kufomash janë të paketuara në një morg të improvizuar në Mariupol dhe “qyteti është kthyer në një varrezë të vazhdueshme”.
Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua në javë të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë./albeu.com/