Gjekmarkaj thirrje shqiptarëve në Lombardi: Regjistrohuni për të votuar! Vota e diasporës do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, shoqëruar edhe me funksionarë të tjerë të Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarë në Lombardi të Italisë.

Gjekmarkaj iu bëri thirrje shqiptarëve në Lombardi që të regjistrohen për të votuar në zgjedhje. Ai shtoi se vota e diasporës do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

Postimi i nënkryetarit të PD Agron Gjekmarkaj:

Shqiptaret kudo qe jane duhet te bashkohen per fitoren e PD ! Fryma e fitores ndihet kudo! Kanë ikur shqiptaret dhe ka mbetur qeveria! Tani eshte koha te bashkohen shqiptaret dhe te ike qeveria e korruptuar ajo vjedh zgjedhjet ajo, qe korrupsionin e ka adn!

PD ka nje plan ka nje projekt, ka një program per ti kthyer dinjitetin individit e shtetit, dinjitetin ligjit e kushtetutes! Pensione e rroga europiane! Investime europiane! Lufte lufte lufte me krimin e korrupsionin!

Tani është koha që Edi Rama të bëje rrobaqepsin sic kanpremtuar dikur se mbase është më i dobishem sesa si Kryeminister!

PD dhe  Sali Berisha kerkojne voten tuaj masive qe ju te keni mundesi te zgjidhni , te jetoni ketu apo te ktheheni atje, e ne cdo rast te keni nje shtet qe ju sherben kudo qe jeni, qe ju mirepret dhe ju trajton me respekt!

Ju jeni njerez te lire, patronazhistet nuk ju ndikojne nuk mund t’ju shantazhojne me lirine tuaj jeni ju qe mund ti sherbeni lirise se Shqiperise , jeni ju qe mund te shantazhoni me fuqi morale e vote shantazhuesit e demokracise, shoqerise e dinjitetit kombetar !

Fitore Fitore Fitore

Një takim madheshtor në Cremona të Lombardisë në Itali me vellezer e motra shqiptarë , sebashku me kolegun Saimir Koreshi, me Kordinatorin e PD per Italine z Bardhok Doda, me Kryetarin  e PD se Kremones z Nezir Dema, me Kryetarine PD së Brescias, me znj Lindita Bimi kordinatore e LDG per Italine dhe z Dritan Beqiri  Kryetar i PD Viterbo!

Diaspora gjithmonë i është gjindur atdheut të vet Shqiperisë sa here i është dashur !

Dikur  shqiptaret ata të Stambollit bënin shoqata e libra shqip, ata të Bukureshtit mblidhnin buxhetin e Rilindjes kombetare e financonin Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin!

Ata të Vatres me Faik Konicen e Fan Nolin mbronin interesat kombetare në Londer e Versajë pa harruar arbereshet model i qendres identitare!  Perseri sot Shqiperia ka nevoje per ju qe të mos zvoglohet , te mos shkretohet!

Angazhimi juaj regjistrimi juaj per te votuar mbetet themelor per ndryshimin dhe rrotacionin!


Shtuar 2.02.2025 13:08