Gjekmarkaj humbi ndjenjat në protestë pas përplasjes me policinë, Salianji akuzon Ramën: Kryeministri i urren intelektualët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për incidentin që ndodhi me Agron Gjekmarkaj mbrëmjen e djeshme në protestë.

Reagim nga kabina telefonike e I.E.P.V FIER për dhunën ndaj mikut dhe kolegut të nderuar Agron Gjekmarkaj.

I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama është i dhunshëm dhe ata që ai urren më shumë, janë intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.

Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nenkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.

Këto janë përpëlitjet e një të dëshpëruari që pertej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej dështimeve më të mëdha të vendit e të ketyre dekadave liri.

Si furacak i madh, kërkon të mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimerie.

Eshtë fundi i tij i dashur Agron!

Ai mendon se duke burgosur kundershtarët, duke i dhunuar ata, duke i përndjekur do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po bën të kundërtën.

11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe.


Shtuar 24.12.2024 12:54