Gianni de Biasi: Jam 51% shqiptar dhe 49% Italian, ja cilën skuadër do të mbështesë ditën e shtunë

Mbrëmjen e djeshme, ish-trajneri i Ekipit Kombëtar të Shqipërisë, Gianni de Biasi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për të komentuar ecurinë e Shqipërisë deri në finalet e ‘EURO 2024”.

Ai u shpreh se ndryshe nga skuadra e vitit 2016 kur drejtonte ai, ka një element të mirë që luajnë me ekip është një skuadër që është rritur shumë, por është edhe në meritën e Federatës Shqiptare që ka bërë me ekipin kombëtar.

I pyetur për ndeshjen e ditës së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë dhe se për cilën do të bënte tifo, Gianni de Biasi, u shpreh se ishte 51% shqiptar dhe 49% italian.

“Shqipëria ka një mundësi të artë sepse është rritur në aspektin teknik dhe është mjaft e fortë.

Që në momentin ku u hodh shorti e kishin disa shtete të forta, ja kisha thënë edhe presidentit Duka, që kan shanse për të arritur favore.

Ndryshe nga skuadra e vitit 2016, ka një element të mirë që luajnë me ekip është një skuadër që është rritur shumë, por është edhe në meritën e Federatës Shqiptare që ka bërë me ekipin kombëtar.

Sot ekipi i Silvinjos teknikisht që është më i fortë se janë disa lojtarë që luajnë në liga të forta, teknikisht është skuadër më e fortë, sepse janë 7 lojtarë që luajën në Serinë A, në Bundesligë, në Spanjë, etj. Pra në anën teknike janë më të fortë, por në anën karakteriale dhe të pozicionimit në fushë këtë nuk jam në gjendje ta them tani”.

I pyetur për ndeshjen e ditës së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë dhe se për cilën do të bënte tifo, Gianni de Biasi u shpreh:

Me Shqipërinë tonë. Nuk kam asnjë flamur italian, kam vetëm simbole shqiptare. Zemra më thotë Shqipëri sepse aty jam ndier mirë, jam gjetur në një mjedis fantastik. Por kam kombësi shqiptare. Por për të qenë i sinqertë, jam 51% shqiptar dhe 49% italian”.


Shtuar 14.06.2024 07:58