Gështenja akuza Bashkisë së Prrenjasit: Po vjedhin qytetarët e varfër për t’i dhënë para inceneratorëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste, se po e thellojnë edhe më tej skandalin e inceneratorëve, duke futur sërish duart në xhepat e shqiptarëve edhe pse nuk janë ndezur asnjë ditë.

Sipas tij Bashkia e Prrenjasit do të depozitojë plot 83 milionë lekë në arkat e inceneratorëve, pasi ka hapur tender për dërgimin e betjeve në Elbasan, edhe pse ky incenerator nuk ka funksionuar asnjë ditë.

Postimi i Gështenjës:

Përmes inceneratorëve, Rama vijon të vjedhë sasi të mëdha parash publike të shqiptarëve.

Mbi 100 milionë euro janë zhdukur deri tani por sërish Rama merr para ku të mundet, edhe tek bashkitë më të varfëra.

Bashkia Prrenjas shpenzon para për inceneratorët duke hapur tender për dërgimin e plehrave në inceneratorin e fikur të Elbasanit.

Plot 83 milion lekë do të zhduken sërish, që për një zonë të varfër si Prrenjasi vlejnë kaq shumë.

Të paktën  do kishim  një rrugë, një shkollë, një qendër shëndetsore, një ujësjellës më shumë apo 150 familje mund të trajtoheshin 1 vit me ndihmë ekonomike nëse këto para do përdoreshin për njerëzit dhe hallet e tyre.

Kjo qeveri duhet larguar një orë e më parë!


Shtuar 21.02.2023 21:25