Tre persona janë përfshirë në një sherr fizik me njëri-tjetrin disa minuta më parë pranë shkolës “Aleks Buda” në Laprakë.
Fillimisht A.R 32-vjeç dhe Xh.B dhe A.B (babë e bir) janë përplasur me makina, dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.
Për pasojë ka mbetur i plagosur 32-vjeçari A.R i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).
Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/AlbEu.com/