Gërdeci/ Gjykata rrëzon kërkesën e Mediut, marrja në pyetje e amerikanëve do bëhet nga FBI

Ditën e sotme, po mbahet seanca ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”.

Avokatët e Fatmir Mediut, kanë kërkuar që pyetja e pesë shtetasve amerikanë të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo do të ishte në të mirë të prpocesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Amerikanët kanë ofruar si një mundësi, marrjen në pyetje të tyre nga agjentët e FBI.

Avokatët kanë kërkuar autorizimin si ndërmjetës të gjeneral major Andrew Turley.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve, duke vendosur që dëshmirtarët të pyeten nga agjentët e FBI.

Mediu nuk është sot i pranishëm në sallë, pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit.


Shtuar 2.05.2024 12:34