Genc Gjokutaj: Diktaturat nuk rrëzohen me Kode Zgjedhore, dilni nga shtëpitë, thyeni sportele

Mbrëmjen e djeshme në Kuvend, u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Lidhur me këtë ka reaguar avokati Gend Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e ë rrahin efektivët policorë, të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët.

Më tej,  ai ka shkruar edhe duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen.

Postimi:

“Te dashur Shqiptare!
Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!
As me amendime ligjesh!
Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!
Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!
Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!
Dilni nga shtepite sot!
Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!
Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!
Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!
Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje”, shkruan ai.