Genc Fuga pëson goditje në tru, bashkëshortja kërkon ndihmë financiare për të përballuar ndërhyrjen kirurgjikale

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Genc Fuga, ka nevojë për ndihmë.

Bashkëshortja e tij, Enerjeta Fuga, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se i shoqi ka pësuar një goditje në tru dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjale në spital.

Operacioni kushton 19 mijë euro dhe shuma është e pamundur për tu përballuar nga familja e cila kërkon ndihmë.

Enerjeta Fuga përmes postimit në facebook kërkon ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin.

Bashkëshortja ka hapur gofundme për Gencin. Nëse doni të ndihmoni klikoni këtu.

Postimi i plotë

Nuk qenka e lehte por ne keto momente e kam domosdoshmeri. Genci po kalon nje periudhe te veshtire. Ka pesuar nje goditje ne tru dhe ne keto momente po kryen nderhyrje ne spitalin amerikan. Do i lutesha te gjithe punonjesve te Rtsh nese munden dhe kush mundet te ofroje nje kontribut prej 200 leke te rinj per te patur mundesine te kem shumen 19 mije euro te operacionit. Ndjese dhe konsiderete….

/albeu.com/