Gazment Bardhi zbulon se ҫ’po ndodh në Partinë Demokratike

Në një intervistë televizive, kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se tashmë janë drejt bashkimit të opozitës, në një koalicion të gjerë opozitar.

Po ashtu, Bardhi ka komentuar edhe masën e arrestit në shtëpi të Sali Berishës, duke e cilësuar si një masë të panevojshme, ndërsa ndërprerja e komunikimit me publikun qw sipas tij, është tejkalim.

Prokuroria mund ta kishte hequr masën, shprehet Bardhi.

Kemi lënë mënjanë konfliktin, në fokus bashkimi. Po punojmë për bashkimin në një formacion të opozitës dhe shumë shpejt do të kemi zhvillime sa i përket bashkimit”, është shprehur ai.

“Ligji i PS për Komisionet Hetimore, mekanizëm i mazhorancës. I jam drejtuar me letër zyrtare Presidentit Begaj. Presidenti të ngrihet në lartësinë e përfaqësuesit të popullit”, tha ai.


Shtuar 8.01.2024 15:13