Gazment Bardhi thirrje SPAK: Politikanët kanë 11 vite që dhunojnë proceset zgjedhore, veproni shpejt

Ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme, të vijojë punën në luftë ndaj krimit të organizuar.

Ai ka shtuar se duhen mbajtur përgjegjës politikanët, që prej 11 vitesh dhunojnë proceset zgjedhore.

Mes të tjerash, Bardhi u shpreh se; “Në emër të grupit të PD i bëj thirrje Nikollës të respektojë Kushtetutën e Rregulloren”.

SPAK të veprojë shpejt për lidhjen mes politikës e krimit. Opozita pret që SPAK të përmbushë misionin për të goditur krimin e organizuar e të mbajë përgjegjësi politikanë t që prej 11 vitesh dhunojnë çdo proces zgjedhor, me ndihmën e krimit të organizuar.

Apeloj çdo qytetar të marrë pjesë në protestën e orës 10:00 duke shprehur vendosmërinë se nuk pajtohemi me faktin që një qeveri e një vendi anëtar të NATO-s të miratojë ligje e të fuqizojë grupe kriminale.

Në emër të grupit të PD i bëj thirrje Nikollës të respektojë Kushtetutën e Rregulloren.

Kërkesa për mocion me debat, duhet të ishin mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve për të caktuar kohën për debat.

Nëse mendon se do t’ia hedhë me injorim të kërkesën, kjo do ishte e pranueshme për grupin tonë”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me atë që ndodhi dje në komisioni hetimor për TIMS.

“Dëshmi tronditëse nga TIMS. Ajo që tha opozita për të ndryshuar të hënat është konfirmuar dje.

Ndaj duan mbylljen e dyerve sepse kanë përdorur një sistem të sigurisë kombëtare për të ndihmuar grupet kriminale. Kanë fshirë të dhëna siç u ka dashur qejfi. Ky është një projekt politik”, u shpreh Bardhi.


Shtuar 5.06.2024 15:02