Gazment Bardhi: Të mblidhet Këshilli i Mandateve, Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet 1 orë e më parë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ai thekson se çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, nënkupton prishje të provave e intimidim të dëshmitarëve.

“Dënojmë me forcë aktin që kryetari i Kuvendit bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve gjatë shqyrtimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Niko Peleshi shtyu mbledhjen e Këshillit pa caktuar një afat, kur do të marrë në shqyrtim kërkesën.

Është akt politik, i urdhëruar nga Edi Rama, për të mbrojtur korrupsionin e tij, zv.kryeminsitres dhe qeverisë së tij.

Kemi kërkuar me forcë mbledhjen një orë e më parë të Këshillit të Mandateve për miratimin e kërkesës së Prokurorisë.

Çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, nënkupton prishje të provave e intimidim të dëshmitarëve”,– tha Bardhi.


Shtuar 20.12.2025 12:16