Gazment Bardhi publikon dosjen e Belinda Ballukut: E trajton shtetin si oborrin e shtëpisë! Opozita do të bëjë transparencë të aferës korruptive të zv.kryeministres

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook pjesë nga dosja e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për pabarazi në tendera.

“I tronditur nga dosja penale e një Zëvendëskryeministri që e trajton shtetin si oborrin e shtëpisë. Opozita do të bëjë transparencë të plotë të aferës korruptive të Belinda Ballukut që tregon sesi funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi krahas dosjes së Ballukut

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

I tronditur nga dosja penale e një Zëvendëskryeministri që e trajton shtetin si oborrin e shtëpisë. Opozita do të bëjë transparencë të plotë të aferës korruptive të Belinda Ballukut që tregon sesi funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës.

Ndjehem krenar që aferat e kësaj Qeverie, grupi ynë parlamentar jo vetëm i denoncon publikisht, por edhe institucionalisht në SPAK. Procedimi penal nr. 181, viti 2024, që ka nisur mbi bazën e kallëzimit tonë, nuk do të jetë kurrë i plotë nëse paratë e korrupsionit nuk kthehen në Buxhetin e Shtetit.

P.s: E pandehura Belinda Balluku mendoj se duhet të udhëheq procesin e integrimit europian. Me atë rast, i tregon edhe BE sesi mund të bëjnë korrupsion dhe sesi mund ti ndajnë tenderat për qoka pushteti.


Shtuar 4.11.2025 17:35