Gazment Bardhi: Fjalimin e Diellës e kishte shkruar Rama, e ktheu Kuvendin në teatër kukullash

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ku ka folur për tensionin e ndodhur gjatë seancës së djeshme parlamentare nes deoutetëve të PD dhe PS.

Bardhi tha se deputetët e PD ishin përgatitur për oponencë serioze ndaj programit politik të qeverisë, por fjalimi i Diellës ishte arsyeja e tensioneve që shpërthyen në seancën parlamentare të së enjtes.

“Kryeministri foli 5 minuta dhe asnjë nga kolegët nuk e pengoi të bëjë preznatimin se e ka detyrim kushtetues. Në një moment të prezntimit të tij, kryeministi për tu tallur me Kuvendin dhe duke marrë kompetencat e kryetarit, tha t’ja kaloj fjalën ministres virtuale Diellës, këtu reaguam ne”, u shpreh deputeti. Teksa shtoi edhe që opozita është në kuvend dhe duam t’ja vendosim kufirin mazhorancës.

“Mesa duket ja prishëm fjalimin kryeministrit, tekstin e tij për Diellën, që e kishte shkruar vetë”, ishin fjalët e Bardhit .

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit:

Gazment Bardhi: Secili nga kolegë të mi, ishte përgatitur për një oponencë serioze ndaj programit politik që ishte një tallje tjetër për shqiptarët dhe Kuvendin.

Ka një keqinterpretim nga qeveria, hedhja e kushtetutës i përket momentit kur pa debat ishte hapur votimi. Ai reagim ka qenë ndaj kryeministrit e kryetarit të kuvendit.

Kryeministri foli 5 minuta dhe asnjë nga kolegët nuk e pengoi të bëjë preznatimin se e ka detyrim kushtetues. Në një moemnt prezntimit të tij, kryeministi për tu tallur me Kuevndin tha ja kaloj fjalën ministres virtuale Diellës, këtu reaguam, jemi në kuvend dhe duam t’ia vendosim kufirin mazhorancës. Mesa duket ja prishëm fjalimin, tekstin e tij që e kishte shkruar vet.

Tenderat koncensionet i kontrollon Rama, familja dhe krimi i organizuar, mund të fshihet pas Diellës, satelitëve e dronëve por e vërteta është që korrupsioni është rrënjosur si asnjëherë më parë.

Ajo formë e prezantimit të përbërjes së qeverisë është fyese, ne s’jemi teatër kukullash. Kuvendi është institucioni kushtetues i vendit.

Qëllimi ishte për të fyer deputetët e opozitës por ishte fyerje dhe për deputetët e mazhorancës.


Shtuar 19.09.2025 22:40

Tags: ,