Gazment Bardhi: 11 korriku, moment reflektimi për çdo shqiptar

Ditën e sotme, kryetari i grupit parlamemtar të PD Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, vijuan takimet për të ftuar qytetarët në protestën e 11 korrikut në Njësinë 9 në Tiranë.

Bardhi ka listuar edhe arsyet, përse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita.

“Të protestojmë kundër padrejtësisë, kundër mashtrimit të Edi Ramës me shëndetësinë falas, kundër korrupsionit që po i merr frymën qytetarëve të ndershëm, kundër taksave të larta, kundër shpopullimit”, shkruan Bardhi.

“11 korriku është moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar. Të bëhemi bashkë përpara Kryeministrisë, të protestojmë për Shqipërinë, të protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur”, u shpreh Bardhi.


Shtuar 3.07.2024 10:45