SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që çoi në pranga 8 persona, mes tyre prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka etj.
Në njoftim thuhet se është bërë e mundur dokumentimi i 4 ngjarjeve kriminale. Por duke cituar pjesë nga dosja, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi tha se ish-shefi i Operacionales në kohën që ishte drejtues në polici ishte spiuni i Ervis Martinajt brenda policisë së shtetit duke e njoftuar.
“Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales, i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të SPAK, komunikonte me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinajn.
Janë zbuluar komunikime të Oltion Bistrit me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione në lidhje me aksionet që bëheshin për kapjen e tij” tha gazetarja. Ervis Martinaj është i zhdukur prej gushtit të vitit të kaluar.