Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar ne emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA në Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit.
Llabani u shpreh se deklarata e Ambasadës nuk është normale ndërsa theksoi se procesi zgjedhor në Shqipëri është monitoruar nga punonjës të CIA-s dhe DEA-s amerikane të cilët kanë mbajtur shumë shënime.
Sakaq, Anduena Llabani theksoi se deklaratën e Ambasadës së SHBA e sheh si certifikim të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
“E shikoj si certifikim të zgjedhjeve, të procesit zgjedhor. E shikoj që ka edhe shumë pikëpyetje. Kam informacion se që nga 11 Maji, dy ditë më përpara ambasada e SHBA doli me një moto, që vota të mos blihet, etj.
Dua të përmend një moment tjetër me SHBA, para pak ditësh ku SHBA thanë që të gjitha problemet, informacionet që keni në lidhje me trafiqet e drogës duhet t’i çoni në këtë numër.
I bëri sfidë të hapur institucioneve ligjzbatuese në vend. Dalin amerikanët që thonë në sillni të dhënat, tregon që institucionet tona nuk e kanë bërë punën siç duhet.
Sa i përket shpalljes së strukturës së hetimit të krimit zgjedhor, kishin gjashtë muaj që punonin ekspertë të SPAK, prokurorë, me ambasadën e SHBA dhe me vende të tjera, ku janë trajnuar si duhet të procedojnë me krimin zgjedhor.
Amerikanët kanë një kartë të kuqe ose jeshile. Nëse do ta kenë, do ta kenë për qeverisjen. Shumë informatorë të DEA-s dhe punonjës të CIA-s kanë qenë në Shqipëri gjatë procesit zgjedhor.
Kanë monitoruar dhe kanë mbajtur shumë shënime. Mbase kjo justifikon tekstin e varfër dhe aspak diplomat të Ambasadës së SHBA.”-tha Llabani.