Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka komentuar intervistën e dytë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Sipas gazetares, Ahmetaj është njeriu që sot për sot është i vetmi që mund t’i japë fund karrierës politike jo vetëm të kryeministrit Edi Rama por edhe kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe shumë figurave të larta politike në PS.
‘Do kisha dashur si gazetare që Arben Ahmetaj të fliste vetëm një herë dhe të ishte shterues i qartë dhe konkret. Ka dhënë shumë indicie të cilat kanë nevojë për tu hetuar dhe përkthyer në dosje hetimore. Arben Ahmetaj sot ka edhe gurin edhe arrën dhe duke pasur edhe gurin edhe arrën ka në dorë për ta shkërmoqur brenda nate këtë qeverisje të korruptuar’, u shpreh Lala.
Lala: Arben Ahmetaj është njeriu që sot për sot është i vetmi që mund t’i japë fund karrierës politike jo vetëm të kryeministrit Edi Rama por edhe kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe shumë figurave të larta politike në PS.
Do kisha dashur si gazetare që Arben Ahmetaj të fliste vetëm një herë dhe të ishte shterues i qartë dhe konkret. Ka dhënë shumë indicie të cilat kanë nevojë për tu hetuar dhe përkthyer në dosje hetimore.
Arben Ahmetaj sot ka edhe gurin edhe arrën dhe duke pasur edhe gurin edhe arrën ka në dorë për ta shkërmoqur brenda nate këtë qeverisje të korruptuar.
Jam krejtësisht e ftohtë nga ajo që përfaqëson Arben Ahmetaj.