Gazetari i njohur, Çim Peka është “revoltuar” me fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli, i cili “tradhtoi” Sali Berishën dhe po bën fushatë në Shkodër në krah të kandidatit të PS-së.
Sipas Pekës, kur shitet kryetari i opozitës (duke iu referuar Lulzim Bashës), çfarë mund të presësh nga Luizi.
“Mos e gjykoni kaq shumë këtë Luizin e BBV që u shit, në këtë vend u shit kryetari i opozitës dhe nuk pati kaq shumë reagim… Mos e teproni,” shkruan Peka.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Luiz Ejlli postoi një foto në Instagramin e tij ku shfaqej në krah të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Beci./Albeu.com/