Jeremy Bowen-BBC
Në ditët e fundit kam folur me burimet e mia në Katar që po punojnë për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit. Ata thanë se kishin qenë afër një marrëveshjeje për pengjet që mbahen në Gaza. Një kontakt më tha se kishin mbyllur punën më të vështire dhe gjithçka ishte gati për lirimin e pengjeve deri sa Izraeli vendosi të futej në Gaza.
Izraeli mendon se nuk duan t’i japin Hamasit asnjë lloj shpërblimi edhe pse ata kanë në duar 240 pengje.
Kemi dëgjuar nga zëdhënësit e qeverisë izraelite që thonë se forca dhe vetëm forca është mënyra e vetme për ta bërë Hamasin të lirojë pengjet.
Megjithatë, shumë familje të pengjeve thonë se ne duhet të bëjmë një marrëveshje për këtë, dhe kjo duhet bërë tani.
E kam parë disa herë videon e pengjeve që u publikua dje dhe nuk më dukej se rreshtat ishin shkruar nga Hamasi.
Të gjitha videot e pengjeve janë bërë me detyrim, por në fund të videomesazhit, gruaja që fliste i kërkonte Netanyahut që të bënte një marrëveshje sa më parë për t’i shpëtuar. /albeu.com