Gazetari Hoxha tregon “prapaskenat” e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha mbrëmjen e sotme se duke hequr kamerat grupeve kriminale që i kanë vendosur në qytete, i ndihmojnë ata që të gjejnë metoda inovative për t’u mbrojtur.

Ai theskoi në një intervistë në “Euronews Albania” se grupet kriminale nuk i vendosur kamerat për të monitoruar policinë por kundërshtarët e tyre.

“Duke iu hequr kamerat vetëm po i detyrojmë të gjejnë metoda më inovative për t’u mbrojtur. Ata nuk i përdorin për të monitoruar policinë por kundërshtarët. Po ka edhe të tjerë që i kanë vendosur në mënyrë të ligjshme. Grupet kriminale përveç kamerave, kanë dhe dronë që monitorojnë zonën”, tha Hoxha.


Shtuar 29.01.2023 22:34