Gazetari bën paralajmërimin e fortë: Arben Ahmetaj do të sillet shumë shpejt para drejtësisë, Altin Dumani shkoi në Zvicër për të…

Gazetari i njohur Arbër Hitaj, në studion e “Quo Vadis” ka deklaruar se pritet që shumë shpejt ish-zv/kryeministri, Arben Ahmetaj, të “sillet” para drejtësisë.

Gjatë diskutimit në studio, lidhur me deklarat e Ahmetajt nga arratia dhe mospranimi i tij për të bashkëpunuar me drejtësisë, Hitaj theksoi se vizitat zyrtare të kreut të SPAK, Altin Dumani në Zvicër do të sigurojnë një marrëveshje ekstradimi.

“Do ta marrin sepse ka shkuar Dumani edhe në Zvicër. Shumë shpejt do të ketë marrëveshje ekstradimi”, theksoi ai.


Shtuar 25.10.2024 09:59