Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar disa fotografi të ish-kryeministrit Berisha me diktatorin Enver Hoxha.
Reagimi i tij ka ardhur pas incidentit të ndodhur me të rinjtë e FRPD, të cilët ditën e sotme qëlluan me vezë makinën e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me Lidhjen Demokratike të Gruas.
“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi krahas fotografive./albeu.com/