Gati të hidhet në treg ilaçi i ri anti-Covid

Ilaçi i ri anti-covid është gati për t’u hedhur në treg.

Kompania amerikane Merck tha të hënën se i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA që të autorizonte përdorimin e pilulës së saj eksperimentale antivirale për të trajtuar Covid-19.

Bëhet fjalë që ky ilaç të shërbejë për rastet e lehta deri në të mesme tek të rriturit.

Kërkesa e prodhuesit të ilaçit në SHBA erdhi pasi të dhënat e provës klinike të fazës së tretë të lëshuar më 1 tetor treguan se ilaçi – i njohur si molnupiravir – uli shanset që pacientët e sapo diagnostikuar me Covid që të shtroheshin në spital me rreth 50%.

Ilaçi funksionon duke penguar përsëritjen e virusit brenda trupit. Ndryshe nga ilaçi Remdesivir, që është intravenoz të Gilead Sciences, Molnupiravir i Merck mund të merret me gojë.

Nëse miratohet nga rregullatorët amerikanë, do të ishte pilula e parë për të trajtuar Covid, një përparim potencialisht që do të ndryshonte betejën në luftën kundër virusit, i cili po vret mesatarisht më shumë se 1,600 amerikanë në ditë./albeu.com/