Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka ndërmend të ndalojë betejën e tij përballë Bashës për t’u rikthyer në krye të PD.
Sot, nga Pogradeci, ish-kryeministri deklaroi se janë mbledhur 4200 firma për Kuvendin Kombëtar dhe nesër do të dorëzohen.
Gjithashtu Berisha paralajmëroi një tubim/ festë me demokratët ku sipas ish-kryeministrit do të vijnë 10 mijë demokratë në Kuvend.
Berisha: Ndërsa për peng-kryetarin kam një lajm shumë të hidhur: nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të PD-së.
4200 kanë firmosur, por në atë Kuvend do të vijnë 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD-së në historinë e saj dhe rikthimi i saj i plotë në luftë me narko-shtetin. /albeu.com/