Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë mandatin e tij të katër. Një burim i PS-së për Top Channel ka njoftuar se Rama këtë listë do ta njoftojë më datë 11 shtator në orën 10 në Tiranë.
Kabineti i Ramës do të njoftohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Lista me emrat është një mister edhe për ministrat të cilët do të mësojnë për fatin e tyre dhe postin përkatës që do të marrin në rast se do të ketë ndryshime.
Në mbledhjen e kryesisë socialiste të 11 Shtatorit po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kreun e grupit parlamentar. Krahas ministrave të rinj pritet edhe riformatimi disa ministrive të cilat brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.