Garë deri në votën e fundit në Kurbin, diferencë mjaft e ngushtë mes kandidatëve

Vijon numërimi në Bashkinë e Kurbinit, ku duket se gara mes kandidatëve do të vijojë deri në votën e fundit.

Pasi janë numëruar 47 nga 74 kuti, dy kandidatët kanë një diferencë të vogël votash me njëri-tjetrin, dhe deri në fund mund të ndodhë gjithçka.

Deri në këto momente kandidatja socialiste, Majlinda Cara ka marrë 7400 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu ka marrë 7317 vota.


Shtuar 15.05.2023 20:42