Gara për kreun e SPAK, ambasadori gjerman vlerëson Dumanin, apelon për proces transparent e pa ndikim të jashtëm

Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar pas hapjes sot të garës për të zgjedhur kreun e ri të SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale , ambasadori gjerman vlerëson punën e Altin Dumanit dhe shprehet se nën drejtimin e tij, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, çka tregohet edhe nga besimi qytetar dhe partnerët ndërkombëtarë.

Të lidhura

None found

“Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Grupi i tretë Kuvendor opozitar, ja deputetët që PD i dha “hua” Mediut për të krijuar grup parlamentar

Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë”.

Ai bën thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë dhe të lirë nga ndikimi i jashtëm.

Sipas ambasadorit gjerman pavarësia e gjyqësorit është kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE.”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për kreun e ri të SPAK, pasuesin e Altin Dumanit.

Me 11 vota pro, në një mbledhje ku kishte edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, Ë shpalli vakancën dhe ka 21 ditë kohë për aplikantët.


Shtuar 17.09.2025 17:25

Tags: ,