Gara për kreun e ri të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton datën për intervistat e 4 kandidatëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka nisur procedura për zgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe se intervistat me kandidatët do të zhvillohen më 11 dhjetor 2025, në orën 09:00.

Pas intervistave, KLP do të vijojë me procesin e zgjedhjes së Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kujtojmë se katër kandidatët në garë janë Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj, të gjithë pjesë e strukturës aktuale të SPAK-ut, të cilët pritet të kalojnë në fazën e intervistimeve publike, një proces i hapur që do të përfshijë vlerësimin e karrierës së tyre, integritetit, aftësive drejtuese dhe vizionit për të ardhmen e institucionit.

Ky proces nis në prag të përfundimit të mandatit trevjeçar të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani, i cili largohet më 18 dhjetor.

Kush janë 4 kandidatët?

Adnan Xholi – Prokuror pranë SPAK, shef i Seksionit të Krimit të Organizuar. I emëruar për herë të parë në vitin 2004, ka një eksperiencë të gjatë në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Klodian Braho – Prokuror pranë SPAK që nga themelimi i tij, aktualisht shef i Seksionit kundër Korrupsionit. I emëruar prokuror në vitin 2007, ka një përvojë të konsiderueshme në këtë fushë.


Shtuar 25.11.2025 17:30

Tags: ,