Më 24 mars, në orën 09:30, do të nisë faza e intervistimit të 14 kandidatëve që kanë shprehur interes për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës ditë më parë.
Komisioni i Posaçëm në ministrinë e Brendshme që do të vlerësojë kandidatët përbëhet nga tre anëtarë: një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe drejtuesi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Në total, për këtë post aplikuan 16 kandidatë.
Pas fazës së verifikimit paraprak, dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit u skualifikuan, duke lënë në garë 14 kandidatë, kryesisht emra të njohur me eksperiencë të gjatë në radhët e uniformave blu.
Pas përfundimit të intervistave, komisioni do të ketë në dispozicion 48 orë për të shpallur rezultatet dhe pikëzimin për secilin kandidat.
Më pas, emrat më të vlerësuar do t’i propozohen nga ministri i Brendshëm Këshilli i Ministrave për emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Emrat që kanë garuar:
-Elidon Çela
-Alfred Çepe
-Rebani Jaupi
-Saimir Boshnjaku
-Lorenc Panganika
-Afrim Tafa
-Neritan Nallbati
-Idejet Faskaj
-Gentian Berberi
-Tonin Vocaj
-Skënder Hitaj
-Arjanit Arapi
-Gentjan Shehaj
