Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm, brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.
Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.
Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.