Gara në rrugët e Tiranës, si e pësojnë drejtuesit e mjeteve luksoze (VIDEO)

Vijojnë kontrollet e dedikuara nga Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 24 persona, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Si rezultat i kontrolleve parandaluese, janë goditur 2 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

•Gjatë javës janë pezulluar 87 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 33 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 39 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Janë tërhequr 12 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës.

•Janë bllokuar 16 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Janë vendosur 6323 masa administrative, me një mesatare 903 masa në ditë, konkretisht:

– 91 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
– 76 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;
– 87 për xhama të zinj;
– 307 masa për parakalime të gabuara;
– 1169 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 525 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit (nga këto 187 pasi pasagjerët në mjet, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit);
– 68 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 52 masa për shkelje të semaforit;
– 69 masa administrative për mungesë siguracioni;
– 3879 për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit dhe për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.


Shtuar 21.03.2022 10:29