Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo janë dy kandidatët e përgjedhur për të vijuar më tej garën për postin e drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar.
Këtë të hënë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të RTSH, anëtarët votuan në mënyrë të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad-Hoc, nga ku Klinton Rama mori 4 vota pro dhe 5 vota kundër; Jetmir Shpuza, 7 vota pro dhe 2 vota kundër; Ermal Hoxha, 3 vota pro dhe 6 vota kundër; Eni Vasili, 4 vota pro dhe 5 vota kundër; Aurora Polo, 7 vota pro dhe 2 vota kundër. Vetëm një votë u konsiderua e pavlefshme.
Kësisoj, në mbledhjen e radhës Këshilli Drejtues i RTSH-së mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët që grumbulluan më shumë votë, Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Seanca dëgjimore me dy kandidatët do të zhvillohet këtë të premte, në orën 10:00.