Gafa e Olta Xhaçkës/ Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin (VIDEO)

Gjatë diskutimeve për buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes, ish-ministrja e këtij dikasteri, Olta Xhaçka është bërë lëmsh me shifrat.

“Krahasuar me vitin 2025 buxheti rritet me 6263 mijë milionë lekë ose 12% më shumë duke reflektuar 2.6 milionë lekë më shumë për shpenzime personeli, 2.2 miliardë lekë për mallra dhe shërbime, 647 milionë lekë shtesë për investime me financim të brendshëm dhe 800 mln lekë për investime me financim të huaj”, tha Xhaçka.

Në një tjetër moment, ajo tha: “16 mije e 584 milionë lekë me financim të brendshëm 13 mijë e 12 mln lekë me financim të huaj”.

 


Shtuar 12.11.2025 13:08